Punimet për ndërtimin e argjinaturës në zonën e Karavastasë kanë përfunduar duke siguruar mbrojtjen e tokave bujqësore të Bedatit nga ujërat e Adriatikut.Gjatë janarit erërat e forta deri në 8 ballë krijuan dallgë që arritën deri në 3 metra lartësi, duke kapërcyer argjinaturën e Karavastasë dhe duke shkaktuar shembjen e saj.

Mbi 70 metra argjinaturë ranore u gërryen dhe u shkatërruan nga forca e detit, ndërsa ujërat e kripura vërshuan drejt lagunës së Karavastasë dhe tokave bujqësore në zonën e Bedatit.