Punimet në lotin 2 të unazës lindore të Tiranës kanë përfunduar plotësisht me shtrimin e shtresës së asfaltit dhe vendosjen e sinjalistikës. Autoriteti Rrugor Shqiptar publikoi në rrjetet sociale pamje nga kantieri i kësaj unaze ku aktualisht punimet kanë përfunduar dhe rruga ka marrë formë sipas standardeve më të mira. “Përfundoi shtresa e fundit asfaltike në Lotin 2 të Unazës Lindore, plotësuar edhe me sinjalistikë vertikale dhe horizontale”, njoftoi ARRSH ARRSH njoftoi se, ky segment tashmë është i hapur dhe është vënë në përdorim për të gjitha mjetet Loti II është pjesë e unazës lindore që fillon nga TEG deri në Shkozë. Rruga është e gjerë 24 m, 12 m secili krah, ndërsa në pjesët ku ka rrugë dytësore shkon deri në 54 metra. Kompletimi i Unazës së Madhe lehtëson hyrjen në kryeqytet pasi bën të mundur lidhjen e të gjitha akseve kryesore rrugore.
Përfundon asfaltimi dhe sinjalistika në lotin e dytë të unazës lindore
RELATED ARTICLES