Loti 3 i kantierit Porto Romano-Durrës, është vepër rrugore që lidh zonën e Porto Romanos me segmentin Tiranë-Durrës, në daljen e Shkozetit, duke shmangur trafikun brenda qytetit të Durrësit. Porto-Romano do të bëhet porti më i madh detar i Shqipërisë, duke ofruar një strukturë mallrash të klasit botëror për bizneset e rajonit dhe duke shtrirë përfitimet ekonomike në të gjithë Evropën Juglindore. Porti i ri në Durrësit në Porto-Romano, i integruar me projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë, portin e thatë në Prishtinë dhe portin e thatë në Strugë, përveç rritjes së bashkëpunimit mes vendeve, pritet të kthejë Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut.