Në kantierin, Urat mbi lumin Tiranë, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, po vijon puna pa ndërprerje. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 27 kilometra të gjatë. Ndërtimi i Unazës së Madhe në kryeqytet, mbi 27 km e gjatë, lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës. Me përfundimin e punimeve kjo unazë do të bëjë të mundur një shpërndarje të trafikut. Në të gjitha zonat ku kalon, ky segment rrugor gjallëron jetën e komuniteteve dhe rrit vlerën e pronave dhe të investimeve të banorëve të komuniteteve.