Performanca, me muzikën tradicionale të Azerbajxhanit në sheshin “Skënderbej”

0
6

Më 1 shtator, në sheshin “Skënderbej” do të ketë perfomanca të paharrueshme, që do të vijnë në kuadër të Javës Kulturore të Azerbajxhanit. Grupi ritmik Natig sjell muzikën tradicionale azerbajxhanase në Tiranë. Natig Shirinov, kryesuesi i këtij grupi është një muzikant azerbajxhanas, i cili performon në drums si dhe me instrumente tradicionale të vendit të tij dhe ka interpretuar në skena të rëndësishme botërore. Ai jo vetëm luan në mënyrë të shkëlqyer në instrumente, por në vazhdën e krijimtarisë së tij ai ka krijuar 12 tipe të daulleve. Muzika e tij përcjell një atmosferë të legjendës dhe të traditës popullore që ndërthuret në jehona e ritme gjithnjë të reja. Bashkë me të do të keni mundësinë të shijoni performancën e “Pearl of Azerbaijan”, një grup valltarësh i krijuar në vitin 2005, e sot është një ndër grupet më të rëndësishme e të suksesshme si brenda dhe jashtë Azerbajxhanit. I përbërë prej 60 valltarësh profesionistë, ata koordinohen në harmoni dhe krijojnë koreografi të cilat në thelb kanë pasionin për ruajtjen e traditës dhe mjeshtërisë së kërcimit.