Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPërfitime nga aderimi në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës

Përfitime nga aderimi në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot projektligjin “Për aderimin e Shqipërisë në marrëveshjen për themelimin e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV)”. Projektligji u prezantua nga Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe u relatua nga deputetja Antoneta Dhima. Gjatë prezantimit, Civici sqaroi thelbin dhe rëndësinë e marrëveshjes, përfitimet e pritshme të vendit nga aderimi në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës, si dhe nënvizoi se projektligji synon të ndikojë në përmirësimin dhe zhvillimin e politikave publike dhe praktikave për prodhimin e rrushit, metodat dhe analizat në funksion të rritjes së sigurisë ushqimore, etj. Ndërsa deputetja Dhima vlerësoi rëndësinë e projektligjit në drejtim të nxitjes dhe mbështetjes së prodhuesve shqiptarë të verës, mbrojtjen e konsumatorëve, minimizimin e barrierave tregtare, etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments