Qyteti i Durrësit ofron plazhet më të populluara në vend, por ofron gjithashtu edhe turizmin kulturor e historik.

Qyteti ka trashëguar sot shumë monumente dhe vlera historike të së kaluarës, qendra historike dhe arkeologjike si Amfiteatri, Kulla Veneciane, Rrethoja Bizantine, Hamami, muri rrethues i Kalasë, etj.

Një ndikim të rëndësishëm Durrësi ka edhe në zhvillimin ekonomik të vendit për shkak se është qyteti më i madh portual në vend.