Një studim i ri ka zbuluar se disa kontraceptivë hormonalë mund të rrisin lehtë rrezikun e atakut kardiak dhe goditjes në tru te gratë.
Studimi analizoi të dhënat e mbi dy milionë grave të moshës 15-49 vjeç në Danimarkë gjatë një periudhe 11-vjeçare, ku u regjistruan 4 730 raste goditje në tru dhe 2 072 sulme në zemër.
Rezultatet treguan se grate që përdorin pilula të kombinuara estrogjen-progestin, kishin rrezik të dyfishtë për këto problem.
Pavarësisht këtyre gjetjeve, studiuesit theksuan se rreziku mbetet shumë i ulët.
Sonya Babu-Narayan nga Fondacioni Britanik i Zemrës tha se grate nuk duhet të shqetësohen, pasi rreziku është i vogël, një sulm në zemër për çdo 10 000 gra që përdorin kontraceptivë hormonalë për një vit.
Ekspertët këshillojnë grate të mos ndërpresin kontraceptivët, por të konsultohen me mjekun, veçanërisht nëse kanë faktorë të tjerë rreziku.
Becky Mawson nga Universiteti i Sheffield-it, tha se rreziku i shtuar duhet të peshohet me përfitimet që ofron kontraceptivi, sidomos për grate që trajtojnë probleme gjinekologjike.
Ajo shtoi se vetë shtatëzania rrit më shumë rrezikun e goditjes në tru dhe problemet kardiovaskulare.
Sistemi intraeturin me levonorgestrel ishte i vetmi kontraceptiv hormonal që nuk u shoqërua me rritje të rrezikut, duke e bërë atë një opsion më të sigurt për shëndetin kardiovaskular.
Channa Jayasena nga Imperial College London tha se gratë duhet të bëjnë një mënyrë jetese të shëndetshme për të minimizuar rrezikun sado të vogël që vjen nga përdorimi i kontraceptivëve.