Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) u kërkoi sot organeve të miratuara të vlerësimit të konformitetit të kryejnë vlerësimin e konformitetit dhe testet përkatëse të sigurisë, sipas standardeve dhe rregullave teknike në fuqi, për të gjithë ashensorët e vendosur në shërbim. Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), Gazmend Osmani thirri sot në një takim përfaqësues të organeve të miratuara të vlerësimit të konformitetit. Kryeinspektori Osmani, theksoi se gjatë inspektimeve të kryera nga trupat inspektuese të ISHMT-së, janë konstatuar problematika, që lidhen kryesisht me mangësi në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për ashensorët në përdorim. “ISHMT si institucioni përgjegjës për garantimin e sigurisë së ashensorëve dhe regjistrimin e tyre në regjistrin kombëtar, kërkon nga organet e miratuara të vlerësimit të konformitetit të kryejnë vlerësimin e konformitetit dhe testet përkatëse të sigurisë, sipas standardeve dhe rregullave teknike në fuqi për të gjitha instalimet e vendosura në shërbim”, deklaroi Kryeinspektori Osmani. Ai e cilësoi si të domosdoshëm bashkëpunimin me përfaqësues të organeve të miratuara të vlerësimit të konformitetit për shkëmbimin në kohe reale të të gjithë informacionit në lidhje me ekzaminimet e plota dhe inspektimet periodike, për të pasur një nivel maksimal të sigurisë të ashensorëve në përdorim. Kryeinspektori Osmani bëri të ditur se ky takim i thirrur nga ISHMT ka qëllim marrjen e të gjitha masave për rritjen maksimale të sigurisë së ashensorëve. Osmani tha se do të vazhdohet me takime të tjera midis palëve dhe grupeve të interesit për të adresuar çdo problematikë të evidentuar nga inspektimet e përditshme në terren. Kërkesat thelbësore të sigurisë së ashensorëve janë të përcaktuara në dy rregulla teknikë, përkatësisht, për ashensorët që janë në përdorim dhe ashensorët e rinj që instalohen për herë të parë. Rregulli teknik lidhur me ashensorët në përdorim zbatohet për të gjithë ashensorët ekzistues të instaluar dhe vendosur në shërbim përpara datës 31 dhjetor 2019, dhe ashensorët e rinj të instaluar dhe vendosur në shërbim prej datës 1 janar 2022. Ky rregull teknik ka për qëllim të përcaktojë personat përgjegjës për sigurinë e ashensorit, si edhe detyrimet ligjore të tyre dhe organeve të miratuara, për të garantuar sigurinë e ashensorëve gjatë gjithë periudhës së tyre të përdorimit. Ndërsa personat përgjegjës kanë detyrimin për regjistrimin e ashensorit pranë Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, ekzaminimin e plotë të ashensorit, inspektimin periodik, mirëmbajtjen e ashensorit, modernizimin e ashensorit sipas nevojës, si dhe mbajtjen e librit të sigurisë të ashensorit. Për ashensorët e rinj që instalohen për herë të parë, rregulli teknik përcakton detyrimin e kryerjes së procedurave të vlerësimit të konformitetit, vendosjen e markimit CE, sigurimin e sistemit të plotë të cilësisë dhe verifikimin e cilësisë.http://ata.gov.al/2022/09/09/kryeinspektori-osmani-takim-per-sigurine-e-ashensoreve/
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on