Shalqiri i quajtur Densuke, i cili rritet në Hokaido të Japonisë, është shitur për 600 000 jenë (rreth 4 300 euro) gjatë korrjes së parë të këtij sezoni. Transmetuesi publik NHK raportoi se shalqinjtë Densuke, tipike për zonën Tom të Hokaidos, janë nxjerrë në shitje. Me lindjen e diellit, u hap ankandi dhe një nga shalqinjtë u shit për 600 000 jenë. Shalqiri Densuke është i njohur për ngjyrën e errët të lëvores, pothuajse të zezë dhe në një nga ankandet e kaluara u shit për një rekord rreth 750 000 jenë (rreth 5 300 euro)
Për një… shalqi?!
RELATED ARTICLES