Banorët e fshatit Pajovë në Peqin janë duke u përgatitur për të nxjerrë në treg ushqimin më preferuar të tryezës së fund vitit, pikërisht gjelin e detit.
Fermerët shprehen se ky shpend kërkon një kujdes të veçantë gjatë kohës së rritjes, dhe se të pakët janë ata që rritjen e gjelit të detit e kryejnë në format tradicionale të trashëguar nga të parët e tyre.
Ky vit sipas fermerëve do të ketë çmime më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar, por për fermerët mbetet shqetësim produkti i huaj i cili shitet më lirë se ai vendas
Zona e Peqinit tashmë është e njohur nga të gjithë për rritjen e shpendëve sidomos të gjelit të detit. Prej më shumë se 2 vitesh, Bashkia e Peqinit ka organizuar panaire të ndryshme gjatë fund vitit për t’i ardhur në ndihmë sadopak fermerëve të zonës.