Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEPeleshi: Vjosa afër niveleve kritike, në Shkodër 950 ha tokë nën ujë

Peleshi: Vjosa afër niveleve kritike, në Shkodër 950 ha tokë nën ujë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi informoi sot mbi situatën më të fundit nga reshjet në vend, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në zonat e rrezikuara. Nisur nga përkeqësimi i fortë i motit, kërcënimet nga reshjet e larta dhe bora e ngricat në vijim, Peleshi u ndal te masat e ndërmarra si edhe çfarë duhet pasur parasysh nga vetë qytetarët. “Situata në veri dhe pjesën e jugut, në Vlorë e Fier e shkaktuar nga reshjet me intensitet diku shumë të lartë diku mesatar ka filluar të shkaktojë emergjenca përmbytjesh, bllokim rrugësh rurale dhe ndërprerje të energjisë në disa zona. Situata është e menaxhueshme, nuk paraqet rrezikshmëri të lartë por zona e nënShkodrës ka prezencë uji si dhe në qytetin e Lezhës ku në orët e para të mëngjesit kemi prezencë uji në qytet”, tha Peleshi. Ministri u shpreh se ditën e sotme parashikohet të ketë rritje të prurjeve nga lumenjtë Drin, Buna, Mat dhe Vjosë, për pasojë pritet të kemi shtim të përmbytjeve në zonën e nënShkodrës dhe zonës periferike të qytetit në afërsi të liqenit. “Rrezik të shtuar për përmbytje gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë edhe në lumin Vjosë. Jemi afër niveleve kritike por projeksionet nuk janë pesimiste, duke pasur parasysh vijimin e intensitetit të reshjeve në ditët në vazhdim”, tha ai. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ