Peleshi: Plotësohen 98 % e kuotave në të 3 degët e studimit në AFA

0
4

98 % të kuotave në të tre degët e studimit në Akademinë e Forcave të Armatosura janë plotësuar që në fazën e parë të regjistrimeve. Lajmin e dha sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili u shpreh se, në këtë vit të ri akademik ka pasur konkurrencë të lartë në Akademinë e Forcave të Armatosura. “Që në fazën e parë të regjistrimeve janë plotësuar 98% të kuotave në të trija degët e studimit. Më të mirët u përzgjodhën nga më shumë se 900 aplikantë me një notë mesatare pranimi mbi 7.8”, u shpreh Peleshi. Peleshi theksoi se, ka pasur dyfish më shumë kuota për të përmbushur kërkesat e shumta të të rinjve. Ai nënvizoi se, transformimi i Akademisë së Forcave të Armatosura është një proces që përmirësohet çdo ditë. “Interesi ndaj programeve të AFA vijon të jetë i lartë edhe në këtë raund të aplikimeve”, theksoi Peleshi. Informacioni i detajuar për të gjitha fazat dhe dokumentacionin e nevojshëm për konkursin dhe regjistrimin në raundin e dytë është i aksesueshëm nëpërmjet skanimit të QR Code