Një tjetër kontingjent bëhet pjesë e forcave Komando. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot se, “një tjetër kontingjent i mirëtrajnuar dhe i mirëpërgatitur i shtohet strukturës më elitë të Forcave tona të Armatosura”. Peleshi u shpreh, “krenarë për të gjithë djemtë trima që u bënë pjesë e forcave Komando”. “Aftësitë e treguara gjatë këtij kursi janë dëshmi e përkushtimit ndaj vendit dhe sigurisë kombëtare”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
Peleshi: Një tjetër kontingjent bëhet pjesë e forcave Komando
RELATED ARTICLES