Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi sot se mbi 1000 trupa dhe mbi 200 mjete të Batalionit të Kombësorisë, janë vendosur në dispozicion të NATO-s, pas certifikimit. Ministri Peleshi solli përmes rrjeteve sociale pamje nga stërvitja e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë në Bizë. “Mbi 1000 trupa dhe mbi 200 mjete pjesë e Grupbatalionit të Këmbësorisë së Lehtë u certifikuan si “të gatshëm për luftim” dhe vendosen në dispozicion të NATO-s për t’u dislokuar kudo dhe kurdo aleatët kanë nevojë. Prej një jave, grup-batalioni po zhvillon stërvitjen në Bizë, ku kanë testuar që nga kapacitetet e zhvendosjes larg venddislokimit të përhershëm, e deri te realizimi i qitjeve me të gjitha armët e këmbësorisë”, u shpreh ai.http://ata.gov.al/2022/09/18/peleshi-mbi-1000-trupa-dhe-mbi-200-mjete-ne-dispozicion-te-nato-s/