Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEPeleshi: Hapa të rëndësishëm për modernizimin e Forcës Ajrore

Peleshi: Hapa të rëndësishëm për modernizimin e Forcës Ajrore

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që e krijuan dhe e ngritën lart këtë forcë dhe ata që vazhdojnë kontributin në ruajtjen e sovranitetit të vendit tonë. Ministri theksoi se riaktivizimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, ardhja e dy helikopterëve Black Hawk, si dhe pajisja me dronët luftarakë Bayraktar, janë investime historike për Forcat e Armatosura dhe hapa të rëndësishëm për modernizimin e Forcës Ajrore. “Këto zhvillime jo vetëm që rrisin aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërbejnë edhe si dëshmi e angazhimit të vendit tonë për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes”, vlerësoi ministri. Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht më 24 prill 1951. Avionët e parë ishin avionë sovjetikë të prodhuar mbas Luftës së Dytë Botërore “Yak-18” dhe fillimisht u dislokuan në Laprakë në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments