Wednesday, April 16, 2025
HomeSOCIALEPeleshi: Ekspertët amerikanë mbështesin skuadrën e Forcës Ajrore

Peleshi: Ekspertët amerikanë mbështesin skuadrën e Forcës Ajrore

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot krenar për partneritetin e fortë me SHBA në fushën e mbrojtjes, ndërsa theksoi se ekspertë amerikanë do mbështesin skuadrën e Forcës Ajrore për dy vite për të përmirësuar më tej kapacitetet tona. Peleshi ndau dëshminë e Nënkolonel Ervin Buzi, komandant i skuadronit të dytë operacional Black Hawk, i cili tregon kapacitetet e helikopterëve të rinj modernë me të cilët sapo u pajisën Forcat tona të Armatosura. “Trajnimet në Shtetet e Bashkuara kanë aftësuar Ervinin dhe efektivë të tjerë të Forcës Ajrore duke i përgatitur për të shfaqur vlerat dhe profesionalizmin e tyre”, tha ai. Buzi tregon se e ka filluar karrierën duke fluturuar me helikopterët AB-206 në Bazën Ajrore të Farkës dhe së fundi me helikopterin Black Hawk. Ai thekson se ky helikopter është shumë rolesh dhe si objektiv kryesore ka përmbushjen e objektivave ushtarake, por edhe detyra të tjera si kërkim-shpëtim, si dhe luftën kundër zjarreve. Buzi shprehet se për helikopterët Black Hawk është trajnuar në SHBA dhe një skuadër amerikane do t’i suportojë për dy vite.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ