160 efektivë të Forcave të Armatosura, disa mjete zjarrfikëse e mjete të rënda iu bashkuan gjatë këtyre ditëve rreth 180 forcave zjarrfikëse dhe trupave të emergjencave civile të bashkisë së Fierit në aksionin për shuarjen e flakëve në Pishë Poro. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili theksoi se, situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit dhe erës, e cila ndryshon drejtim herë pas here. “Të angazhuar për të shmangur çdo rrezik për zonën e banuar”, theksoi Peleshi.
Peleshi: 160 efektivë të FA ,për shuarjen e flakëve në Pishë Poro
RELATED ARTICLES