Ministri kinez i Mbrojtjes, Dong Jun, deklaroi se ribashkimi i Kinës dhe Tajvanit është një trend i pandalshëm historik, në bisedimet e nivelit të lartë në Malajzi.

Komentet erdhën në një takim me homologun e tij amerikan, Pete Hegseth në Kuala Lumpur, ku po takohen ministrat e Mbrojtjes nga blloku i Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

”Kina ka kapacitete të mjaftueshme për t’iu përgjigjur provokimeve”, theksoi Dong, duke shtuar se ”SHBA-ja duhet të zgjedhë fjalët dhe veprimet e tyre me kujdes mbi çështjen e Tajvanit dhe të refuzojë pavarësinë e Tajvanit”.

Bisedimet erdhën një ditë pasi presidenti kinez Xi Jinping u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Korenë e Jugut.

Kina e sheh Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe ka kërcënuar të përdorë forcën nëse është e nevojshme për ta vënë ishullin nën kontrollin e saj.

Shtetet e Bashkuara i japin armë Tajpeit, por mbajnë një politikë “paqartësie strategjike” në mbështetjen e pavarësisë formale.

”SHBA nuk kërkon konflikt, por ajo do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri interesat e saj dhe të sigurohet që ka aftësitë për ta bërë këtë”, theksoi Hegseth