Kina ka kritikuar ashpër shitjen e fundit të armëve amerikane prej dy miliardë dollarësh për Tajvanin, duke përfshirë sistemet e avancuara të raketave tokë-ajër dhe pajisjet e radarit, duke thënë se suporti i SHBA vetëm sa rrit rreziqet dhe e bën zonën më konfliktuale.

Zhu Fenglian, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të qeverisë qendrore deklaroi se ”Pekini kundërshton fuqimisht shitjet e armëve të SHBA në rajonin e Tajvanit të Kinës, një pozicion koherent dhe i qartë”.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën, Zhu dënoi marrëveshjen “si shkelje të angazhimeve të SHBA”, duke injoruar garancitë e mëparshme nga udhëheqësit amerikanë kundër mbështetjes për pavarësinë e Tajvanit dhe nxitje, përkundrazi, ”veprime të pamatura” nga grupet separatiste që vënë stabilitetin e rajonit në rrezik.

Kina i bën thirrje SHBA- ve për të mos i shitur armë Tajvanit  duke ftuar Uashingtonin të ndalojë praktikat ushtarake me Tajvanin dhe t’u përmbahet dërgimit të sinjaleve të gabuara fraksioneve pro pavarësisë.