Peizazhi mahnitës që krijojnë dimensioni e hapësira e pamatë në një fushë me ngjyra janë magjia tërheqëse e turistëve për t’u dashuruar me këto pllaja malore të mrekullueshme.

Kukësi me bukuritë natyrore që e rrethojnë dhe monumentet e kulturës është kthyer në një destinacion turistik si në dimër edhe në verë.

Shtegu i Ngjyrave, Gjallica dhe bjeshkët e tjera të Kukësit si Vajvoda, Kroi i Bardhë, Kallabaku, Guri i Mëngjesit dhe Pikllima janë ndër vendet më të frekuentuara. Të shumtë janë turistët vendas e të huaj, të apasionuar pas ngjitjeve në mal, që shijojnë bukuritë e bjeshkëve.