Populli ukrainas mori çmimin prestigjioz ”Saharov” të Parlamentit Evropian. Në emër të bashkatdhetarëve të tyre çmimi u tërhoq nga tre ukrainas aktivë në shoqërinë civile. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ishte i pranishëm në ceremoni përmes videos dhe bëri thirrje për një minutë heshtje për viktimat e luftës së Rusisë kundër vendit të tij. “Unë e di se populli i guximshëm i Ukrainës nuk do të dorëzohet dhe as ne nuk do të dorëzohemi”, theksoi kryetarja e Parlamentit, Roberta Metsola. Metsola shfrytëzoi rastin për të kujtuar edhe fituesin e vitit të kaluar, Alexei Navalny, i cili ishte i burgosur në një kamp rus. ”Fituesit e çmimit Saharov, të cilët ende nuk e kanë paguar çmimin për lirinë e tyre, nuk do të harrohen”, shtoi ai. Çmimi ”Saharov” jepet nga Parlamenti Evropian që nga viti 1988 për personalitete apo organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes. Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange dhe Komisioni Kolumbian i së Vërtetës u nominuan gjithashtu këtë vit.https://ata.gov.al/2022/12/14/fokus-parlamenti-evropian-i-jep-popullit-ukrainas-cmimin-saharov/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Subscribe kanalin tone ne: youtube@Mhttps://https://www.youtube.com/channel/UCWwrJDjETE4qQxY8t6DPb5g
Web@https://meteoalb.com/
Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb/
Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb.moti/
Instagram@https://www.instagram.com/moti.meteoalb/
APPI@https://play.google.com/store/apps/details?id=com.meteoalb.app
APPI@https://apps.apple.com/us/app/meteoalb/id1633817605