Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPE e njeh urinë në Ukrainë si gjenocid

PE e njeh urinë në Ukrainë si gjenocid

Parlamenti Evropian ka votuar sot për njohjen e urisë në Ukrainë, e shkaktuar qëllimisht 90 vjet më parë, si gjenocid. “Parlamenti Evropian e njeh urinë e shkaktuar nga regjimi sovjetik në Ukrainë në vitet 1932-1933, të njohur si “Holodomor”, si gjenocid”, thuhet në një deklaratë për shtyp. “Ligjvënësit e BE-së i dënojnë fuqishëm këto akte, të cilat rezultuan në vdekjen e miliona ukrainasve dhe u bëjnë thirrje të gjitha vendeve dhe organizatave që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë të ndjekin shembullin dhe ta njohin atë si gjenocid”, thuhet në deklaratë. “Ndërsa dënon regjimin aktual rus për manipulimin e kujtesës historike me qëllim të mbijetesës së tij, Parlamenti i bën thirrje Federatës Ruse, si pasardhëse kryesore e Bashkimit Sovjetik, të kërkojë falje për ato krime”, thuhet në njoftim. Bundestagu gjithashtu e klasifikoi “Holodomor” si gjenocid rreth dy javë më parë. https://ata.gov.al/2022/12/15/strasburg-pe-e-njeh-urine-ne-ukraine-si-gjenocid/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments