Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm në konfliktin e Gazës, me kusht që të gjithë pengjet të lirohen dhe organizata militante palestineze Hamas të shpërbëhet. Në një rezolutë të miratuar sot, eurodeputetët dënuan “sulmet e neveritshme terroriste të kryera nga Hamasi kundër Izraelit” duke denoncuar gjithashtu “përgjigjen disproporcionale ushtarake izraelite, e cila ka shkaktuar një numër të paprecedentë viktimash civile”. Rezoluta thekson gjithashtu se ‘’Izraeli ka të drejtë të mbrohet brenda kufijve të ligjit ndërkombëtar’’. PE theksoi se kjo “nënkupton që të gjitha palët në konflikt duhet të bëjnë dallimin, në çdo kohë, midis luftëtarëve dhe civilëve, se sulmet duhet të drejtohen vetëm kundër objektivave ushtarake dhe se civilët dhe objektet civile nuk duhet të jenë në shënjestër të sulmeve”. Seanca plenare bëri thirrje për një nismë evropiane për një zgjidhje me dy shtete. Rezolutat e miratuara nga Parlamenti Evropian nuk janë ligjërisht të detyrueshme.