Gjirokastra vazhdon të mbetet një prej atraksioneve kryesore të turizmit në vend dhe kryeministri Rama ka zgjedhur që të ndajë disa pamje nga ky qytet.
Ndër destinacionet më të preferuara për vizitorët janë pazari, banesat e ndryshme karakteristike dhe muzetë e qytetit të cilët vazhdojnë të ngelen më të veçantët për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja.
Fluksi gjithnjë e në rritje i turistëve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, po angazhon edhe shumë strukturat lokale për të pasuruar akoma më shumë guidën turistike, duke e bërë Gjirokastrën një nga pikat kryesore të turizmit në vend.