Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPavarësia, Prishtina merr pamje festive

Pavarësia, Prishtina merr pamje festive

Prishtina ka marrë ngjyrat e flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës dhe atij kombëtar, në ditëlindjen e 15-të të shtetit të Kosovës. Policia e Kosovës tashmë ndodhet nëpër sheshet e kryeqytetit. Bëhet ngritja solemne e flamurit Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, para godinës të qeverisë u ngrit solemnisht flamuri i Republikës së Kosovës. Në ceremoni morën pjesë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ai i Shqipërisë, Bajram Begaj si dhe kryeministri Albin Kurti si dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Pas ceremonisë, të pranishmit bënë nderime edhe pranë obeliskut për të pagjeturit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments