Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pranoi sot kërkesën e ministrit për Kthim dhe Komunitet, Nenad Rashiç për vizitën e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse. “Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojet e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiç, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht”, u bë e ditur në komunikatë. Paralajmёrimi i Patriarkut Porfirije se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё, siç ka potencuar qeveria, është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurtë se Serbia. ATA