Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPasuria e Silvio Berluskonit

Pasuria e Silvio Berluskonit

Zbulohet testamenti i Silvio Berlusconit. Pjesa më e madhe e grupit ‘’Fininvest’’ (53%) shkon për dy fëmijët e tij më të mëdhenj, Pier Silvio dhe Marina. Vendimi për Fininvest dhe asetet e tij ishte marrë qysh në vitin 2006. Një shifër e majme prej 100 milionë eurosh do të shkojnë për partneren e tij Marta Fascina dhe vëllain e tij Paolo Berlusconi. Kavalieri ka menduar edhe për ish- senatorin dhe mikun e tij besnik, Marcello Dell’ Utri duke i akorduar 30 milionë euro. Dell ‘Utri i cili tha se ‘’ishte i impresionuar nga gjesti i Kavalierit’. Më 2 tetor, Silvio Berlusconi shkroi testamentin e tij me dorë në një fletore të verdhë kashte me titullin Villa San Martino. Njëmbëdhjetë rreshta në një fletë dhe dhjetë në një tjetër për vullnetin e tij, me një stil të qartë. “Aksionet e disponueshme ua lë në pjesë të barabarta fëmijëve të mi Marina dhe Pier Silvio. Të gjithë pjesën tjetër ua lë në pjesë të barabarta 5 fëmijëve të mi Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi”. Në vitin 2020 shtoi dispozitat në favor edhe të vëllait të tij Paolo. Letra e testamentit për fëmijët Faleminderit. Me shumë dashuri për të gjithë ju nga babai juaj. Faleminderit bashkëshortes sime Marta Fascina dhe mikut tim besnik Marcello Dell’Utri. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments