Sistemimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese në fshatrat e bashkisë së Korçës ka rritur produktivitetin e tokave bujqësore
Rritja e bonitetit të tokës është prioritet për një bujqësi të zhvilluar, ndaj dhe bashkia është angazhuar në vijimësi në rehabilitimin e kanaleve kulluese.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmes strukturave të saj me bordet e Ujitjes dhe Kullimit, po punon në terren për pastrimin e kanaleve dytësore, në zonat rurale të vendit, duke iu ardhur në ndihmë fermerëve për vaditjen e tokave bujqësore.