Aksi rrugor Qaf Bualli – Bulqizë vijon të jetë problematik sidomos kur ka reshje shirash. Për shkak të rënies masive të gurëve një ditë më parë, rruga u bë gati e pakalueshme. Ishin vetë drejtuesit e automjeteve ata që vazhdimisht janë ndalur për të hequr gurët, pasi firma mirëmbajtëse nuk dukej askund. Ndërkohë, situata ishte më e qetë gjatë kësaj të shtune, me raste sporadike të rënies së gurëve. Por gjendja e aksit vijon të jetë me problemed he drejtuesit e mjeteve vazhdojnë të rrezikojnë teksa ju duhet të lëvizin në drejtim të Tiranës apo Peshkopisë. Gurët që kishin rënë në asfalt nuk janë larguar krejtësisht nga aty, pasi ato janë hedhur në kanalet kulluese anësore.
Pastrohet rruga e Arbrit, por gurët hidhen në kanal
RELATED ARTICLES