Me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave përcaktoi autoritetet mbikëqyrëse, për subjektet e ligjit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

Konkretisht këto autoritete janë: Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, organet e qeverisjes qendrore, Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme, Ministria e Drejtësisë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët.

Po ashtu autoritet përgjegjës është ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.

Ndërkohë Agjencia e Inteligjencës Financiare mbikëqyr për gjencitë e udhëtimit; shoqëritë e ndërtimit; bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar; çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet. Ndërsa Bordi i Mbikëqyrjes Publike është autoritet përgjegjës për audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar.