Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin Kombëtar për largimin e vendgrumbullimeve të mjeteve motorike, rimorkiove si dhe pjesëve të tyre të këmbimit të dala jashtë përdorimit, në një distancë jo më pak se 1000 metra nga akset e rrugëve kombëtare në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Gjatë 30 ditëve të para të këtij aksioni, IKMT dhe Policia e Shtetit kanë identifikuar 619 pika, ku janë liruar vullnetarisht 391 prej tyre. Sipas njoftimit të IKMT-së, në 37 raste janë marrë masa administrative, janë sekuestruar 3 pika dhe vijon puna për mbylljen/zhvendosjen e pjesës tjetër.