Në Durrës vijon puna për pastrimin e qytetit dhe vijës bregdetare, në prag të sezonit turistik. Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndau në rrjetet sociale momente nga puna për pastrimin e bregdetit në zonën e Shkëmbit të Kavajës. “Me ndërmarrjet tona po bëjmë të mundur që e gjithë vija bregdetare të jetë e pastër.
Durrësi është destinacioni më i madh turistik i vendit tonë dhe ne vijojmë intensivisht përgatitjet për sezonin turistik”, tha Sako. Përveç punës së përditshme të punonjësve të bashkisë Durrës, është i domosdoshëm edhe kontributi i çdo qytetari, që të mos ndotin ambientet e përbashkëta.
Skuadrat e pastrimit dhe gjelbërimit të bashkive të bregdetit sot e prej më shumë se 2 vitesh që me nisjen e Planit Kombëtar të Pastrimit, edhe prej zgjatjes së sezonit turistik, janë çdo ditë në terren për pastrimin e zonave pranë plazheve deri hapësirat periferike, 24 orë në 24, në prag të nisjes së sezonit turistik.