Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPas vërshimeve, FSK e gatshme të ndihmojë qytetarët

Pas vërshimeve, FSK e gatshme të ndihmojë qytetarët

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. “FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizojë detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, shkruan Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. Nga reshjet e ditës së sotme, në shumë pjesë të vendit ka pasur përmbytje, ndërkohë në disa qytete është ndërprerë edhe furnizimi me ujë të pijes. Kjo për arsye se reshjet e mëdha kanë sjellë edhe turbullira të ujit që në sasi të madhe, për kompanitë rajonale të ujësjellësve, është e pamundur të pastrohet.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=623667

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments