Pasi u shpall kampion me klubin e “Partizanit”, trajneri Giovanni Colella nuk do të jetë më në stolin e të kuqve. Lajmi është bërë me dije nga vetë klubi i “Partizanit”, i cili njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin italianë. Sipas klubit, ka qenë vetë trajneri Colella i cili ka dorëzuar dorëheqjen pranë klubit sportiv “Partizani”. “Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi. Trajneri largohet nga Partizani, pas një viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin KAMPION… Falenderojmë për kontributin “mister” Colella-n, që largohet nga Shqipëria si trajneri KAMPION, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. GRAZIE MISTER! Ti mbetesh njëri prej nesh…”, shkruhet në njoftimin e klubit “Partizani”. Të kuqtë këtë vit u shpallën kampion të Shqipërisë edhe pse në fund të kampionatit ishin me pikë të barabarta me “Tiranën”, por falë golavarazhit “demat e kuq” arritën të merrnin në shtëpi trofeun më të rëndësishëm të sezonit futbollistik në Shqipëri. atsh