“Pas reshjeve të shiut, vjen i ftohti ”, sinoptikani paralajmëron: Dëbora zbret deri në zonat bregdetare

0
37

I gjithë territori i vendit tonë që prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga moti i keq, ku veriu i vendit është përfshirë nga dëbora dhe pjesa qendrore dhe jugore nga reshjet e dendura të shiut. Në një lidhje direkte për News24 meteorologu Hakil Osmani ka folur për ndryshimet e motit që do të na shoqërojnë gjatë javës së ardhshme. Meteorologu është shprehur se prej ditës së nesërme do të kemi përmirësim të motit por do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave duke bërë që reshje të lehta bore të kemi në zonat qendrore deri në ato bregdetare si në Vlorë e Sarandë.“I gjithë territori është përfshirë nga reshjet e shiut ku momentalisht rrebeshet e shiut janë fokusuar në zonat qendrore, nga lumi Drin deri poshtë në Osum pritet të jenë mesatare dhe lokalisht intensive. Reshjet do të vijojnë deri në mesditë dhe më pas pritet të zhvendosën në zonat lindore dhe juglindore ku pritet të ketë rrebeshe shiu dhe jo vetëm. Në orët e mesditës kemi dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që këto temperatura të krijojnë mundësi për reshje dëbore në të gjithë zonat veriore por edhe në zonat qendrore pritet të ketë reshje të pakta dëbore nga mbrëmja e sotme deri nesër në mëngjes. Ndërsa në zonat jugore do të vazhdojnë reshjet me intesitet mesatar edhe gjatë mbrëmjes dhe natën vonë pritet të konvertohen në reshje bore. Në të gjitha zonat jug lindore nga Librazhdi deri në Sarandë pritet të ketë reshje bore dhe në orët e para të ditës së diel reshjet e bores do t’i kemi edhe në 400-500 metra nga niveli i detit duke përfshirë Gjirokastrën dhe qarkun e Vlorës. Për fat të mirë dita e diel sjell përmirësim të kushteve të motit në zonat veriore dhe qendrore ku pritet që gjatë pasdites të kemi përmirësim dhe në zonat jugore por do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Ditën e diel në mëngjes pritet vlera -5 gradë celcius në qytet e banuara po ashtu edhe në Ultësirën Perëndimorë pritet të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave duke bërë që në 0 apo -1 gradë. Kjo rënie menjëhershme do të krijojë dhe ngrica ën akset rrugore jo vetëm në zonat malore por edhe në Ultësirën Perëndimore. Për sa i përket erës dita e sotme dhe të jetë problematike ku do të shkojë deri në 65 km/h duke bërë që të kemi një det të trazuar. Era e fortë bën që të temperaturat do të ndihen akoma më të ulëta. Pra duke filluar nga dita e diel dhe deri të enjten pritet që i gjithë territori jonë të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, temperaturat e ulëta do të jenë prezente deri ditën e hënë dhe të martë, ku ditën e martë do të kemi rritje të lehtë të temperaturave deri me 2 gradë”-ka deklaruar sinoptikani për News24.