Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIPas mjekëve specialistë, rritje page për infermierët

Pas mjekëve specialistë, rritje page për infermierët

Sistemit shëndetësor publik i janë shtuar edhe 66 mjekë të rinj, të cilët sapo janë punësuar pas një procesi transparent e meritokratik përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë”. Gjatë një takimi me 66 mjekët e rinj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu foli për sistemin transparent të rekrutimit të punonjësve të shëndetësisë në qendrat shëndetësore dhe spitalet e vendit. “Unë jam krenare për punën që është bërë në drejtim të mundësisë që tashmë mjekët dhe infermierët tanë kanë për tu punësuar me transparencë dhe meritë në sistemin shëndetësor publik. Ju jeni profesionistët më të rinj brenda sistemit. Jeni 66 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë që përgjatë këtyre muajve të parë të vitit 2023 i jeni bashkuar sistemit tonë shëndetësor publik në kujdesin parësor dhe në atë spitalor”, tha ministrja Manastirliu. Gjatë takimit me mjekët e rinj, ministrja Manastirliu foli për përmirësimin e infrastrukturës dhe të teknologjisë, për të krijuar kushtet dinjitoze për punën e mjekëve si dhe për rritjen e incentivave financiarë në vijim. “Do të kemi këtë vit një rritje të targetuar të pagave për mjekët specialist, paga bazë e të cilëve do të rritet me 500 dollarë. Gjithashtu do të rrisim pagën -siç e kemi premtuar- edhe për mjekët dhe infermierët tanë në masën 7% këtë vit. Duke filluar nga viti 2024, ne do të kemi sërish rritje page të targetuar për mjekët e familjes, mjekët e përgjithshëm dhe infermierët tanë, për të garantuar që politika e rritjes së pagave të jetë një politikë e qëndrueshme”, tha Manastirliu. Përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” janë punësuar më shumë se një mijë mjekë të familjes dhe mjekë specialist, me një sistem transparent të rekrutimit dhe përzgjedhjes së vendeve të punës sipas meritës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments