Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Pas 320 vjetësh “Wiener Zeitung” mbyll variantin print

 Pas 320 vjetësh “Wiener Zeitung” mbyll variantin print

Parlamenti i Austrisë vendosi të ndërpresë botimin print të një nga gazetave më të vjetra të përditshme në botë, “Wiener Zeitung”. Gazeta shtetërore do të shndërrohet në një faqe interneti, si dhe një shkollë gazetarie dhe një agjenci përmbajtjesh për organet publike. Pavarësisht kritikave të rënda nga artistët dhe partitë opozitare, koalicioni konservator i të gjelbërve vendosi gjithashtu që gazeta 320-vjeçare në të ardhmen do të shtypet vetëm një herë në muaj. Gazeta u themelua në 1703 si një gazetë e quajtur Wiennerisches Diarium (Ditari i Vjenës), por së shpejti u kthye si një bord buletinesh shtetërore. Aktualisht gazeta, e njohur për cilësinë e saj gazetareske dhe pikëpamjet e saj të pavarura politikisht, shet vetëm rreth 8 000 kopje në ditë dhe financohet kryesisht nga partnerët e biznesit. Ligjvënësit e opozitës kritikuan gjithashtu vendimin duke thënë se ai dobëson peizazhin mediatik. “Ky është një turp për sa i përket politikës mediatike dhe politikës kulturore”, tha nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate (SPÖ), Jörg Leichtfried. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments