Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAPas 30 viteve një satelit kthehet në Tokë

Pas 30 viteve një satelit kthehet në Tokë

Një satelit që ka qenë në orbitë për gati 30 vjet ka rënë përsëri në atmosferën e Tokës, deklaroi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA). Sateliti ”ERS-2” ra në Oqeanin Paqësor të Veriut, diku midis Alaskës dhe Havait duke i dhënë fund një orbite gati tre dekadash. Sateliti u lëshua në 1995 pas satelitit ”ERS-1”, i lëshuar katër vjet më parë. Në atë kohë, të dy ishin satelitët më të sofistikuar të vëzhgimit të Tokës të zhvilluar ndonjëherë.

Në vitin 2011, ESA ”nxori në pension” ERS-2, i cili ishte ende duke funksionuar, dhe filloi procesin e deorbitimit. Gjatë jetës së tij operative, ”ERS-2” ka mbledhur të dhëna për pakësimin e akullit polar të Tokës, ndryshimet në sipërfaqet e tokës, rritjen e nivelit të deteve, ngrohjen e oqeaneve dhe kiminë atmosferike. ”ERS-2” është thirrur gjithashtu për të monitoruar fatkeqësitë natyrore, të tilla si përmbytjet e rënda dhe tërmetet, në pjesë të largëta të botës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments