Vendi ynë po përballet me ditët më të nxehta të këtij viti, si pasojë e një vale të të nxehtit afrikan që ka përfshirë të gjithë rajonin. Sot temperaturat kanë arritur deri në 37°C, ndërsa kulmi i valës pritet të godasë këtë të premte, me 43°C ku deri tani parashikohet te jete niveli më i lartë i regjistruar Meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb njofton se kjo situatë ekstreme vjen si pasojë e masave ajrore shumë të nxehta nga Afrika e Veriut. Temperaturat ekstreme po vazhdojnë të përfshijnë vendin tonë, ndërsa vala e të nxehtit afrikan do të vijojë dhe në ditët në vijim Sot, termometri ka shënuar 37 gradë Celsius, por sipas parashikimeve nga MeteoAlb, kulmi i të nxehtit pritet të arrijë këtë të premte, ku temperaturat do të ngjiten deri në 43 gradë Celsius Hakil Osmani, meteorolog pranë MeteoAlb, bën me dije se vala e të nxehtit po vjen nga Afrika e Veriut, duke ndikuar ndjeshëm në të gjithë rajonin.