Fokusi i partneritetit do të jetë në zinxhirët e furnizimit të pastër dhe të qëndrueshëm, mbështetjen e industrive strategjike lokale dhe përshpejtimin e investimeve në hidrogjenin e gjelbër dhe lëndët e para kritike.

Kjo u bë e ditur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

“Kjo formë e re dhe dinamike e marrëveshjes tregtare bashkon konkurrencën dhe veprimet për klimën. Ne po forcojmë bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm në ekonominë e pastër dhe në lëndët e para kritike”,  tha Von der Leyen.

BE-ja pret që marrëveshja të ndihmojë në diversifikimin e partneriteteve, krijimin e mundësive të reja investuese për kompanitë dhe forcimin e aksesit në lëndët e para thelbësore.

Për Afrikën e Jugut, qëllimi është të mbështesë rritjen industriale të qëndrueshme, krijimin e vendeve të punës lokale dhe përpjekjet më të gjera për dekarbonizim.

Ky takim pasoi një samit mes  BE-së dhe Afrikës së Jugut në Kejp Taun në mars.

BE-ja sheh Afrikën e Jugut, me një popullsi prej 65 milionë banorësh, si një partner të madh tregtar dhe gjithashtu si një aleat në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe përpjekjen për të ruajtur një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla