“Partizani” është njohur me rivalin e radhës në turin Play Off të Conference League. Shorti u hodh në Nyon të Zvicrës Kështu, sipas programit, të enjten e datës 10 gusht, Partizani do të udhëtojë drejt Letonisë për t’u ndeshur me “Valmieran” dhe më datë 17 gusht do të luhet ndeshja e kthimit. Në rast kualifikimi, sipas shortit të sotëm, “Partizani” do të përballet me humbësin e çiftit “FC Astana” (Kazakistan) / “PFC Ludogorets 1945” (Bullgari). Ndeshjet e para do luhen në 24 gusht, teksa të kthimit një javë më pas.