Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEPartizani në “alarm”, dëmtohet Mensah

Partizani në “alarm”, dëmtohet Mensah

Shtohen hallet për Xhiovani Kolelën përpara ndeshjes me Laçin. Sulmuesi Alfred Mensah ka rezultuar me tërheqje dhe pritet të mungojë për një periudhë të gjatë. Afrikani që debutoi me fanellën e kuqe, disa minuta kundër Egnatias, tashmë i duhet një pushim thuajse një muaj e gjysmë. Mensah i shtohet problemeve që kanë shfaqur edhe Rrapaj apo Matondo. Nëse vlonjuati i mesfushës, pritet të riaftësohet për ndeshjen ndaj Laçit, afrikani i Mesfushës duhet të ketë dakordësinë me doktorin e ekipit për tu aktivizuar, duke qënë se ka pësuar një çarje në kokë ndeshjen kundër Egnatias. Tashmë Kolelës i duhet të mendojë për alternativa në një ndeshje të vështirë që e pret të hënën, atë kundër Laçit. Kurbinasit u dukën ekipi më në formë javën e parë duke mos vënë në vështirësi ndeshjen ndaj teutës dhe duke triumfuar 3-1. Ndeshja e Partizanit ndaj Laçit do të zhvillohet ditën e hënë në orën 19.30 në “Elbasan Arena”.https://sport.rtsh.al/artikull/partizani-ne-alarm-demtohet-mensah

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments