Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTPartizani kampion i Superligës

Partizani kampion i Superligës

“Partizani” ka fituar 2 me 0 me “Teutën” duke u shpallur kampion i Superligës për sezonin 2022-2023. Goli i parë erdhi në minutën e 39-të të sfidës nga Arilindo Rrapaj, ndërsa goli i dytë erdhi nga Tedi Cara në minutën e 96-të të sfidës, duke i dhuruar kështu fitoren e madhe skuadrës. Ky ishte titulli i 17-të kampion për “Partizanin”, ndërsa “Tirana” vijon të jetë rekordmene me plot 26 trofe të Superligës. Drejtori i “Partizanit”, Olsi Rama në një prononcim për “Oversport” tha se “është një fitore e bukur. Jam i gëzuar kur shoh lojtarët që shpërblehen për punën e tyre. Ka qenë një kampionat i jashtëzakonshëm nga rivaliteti tani në fund”. “Të fitosh titullin është shumë bukur dhe ta mbrosh atë është një detyrë shumë e vështirë”, u shpreh ai. Partizani shpallet kampion i Superligës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments