“Partizani”-“Bate Borizov” në 11 Korrik“Air Albania”

0
4

“Partizani” njofton se sfida e vlefshme për turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve përball “Bate Borizov” do të zhvillohet në “Air Albania”. Klubi i kuq përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se sfida e parë me skuadrën nga Bullgaria e parashikuar të luhet në Tiranë më datën 11 korrik do të zhvillohet në impiantin “Air Albania”. “Klubi zyrtarizon stadiumin ‘Air Albania’ ku do të zhvillohet takimi Partizani – Bate Borisov, i vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Kampioneve. Në kompeticionin më prestigjioz evropian Kampionët e Shqipërisë do të zbresin në “Air Albania” të martën e 11 korrikut, ndeshje e cila do të luhet në orën 20:45”, njofton klubi i “Partizanit”. Nga e hëna pritet të dalin në shitje dhe biletat, që do të vihen në dispozicion të sportdashësve dhe tifozëve të “Partizanit”, që do dëshirojnë ta ndjekin këtë sfidë nga shkallët e stadiumit “Air Albania”. Kjo ndeshje do të çeli siparin e sezonit 2023-2024 për klubin e kuq, ndërsa një javë më vonë, “Partizani” do të udhëtojë drejt Bullgarisë për ndeshjen e kthimit. atsh