Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTPartizani 2-0 derbin ndaj Tiranës

Partizani 2-0 derbin ndaj Tiranës

Partizani mposhti 2-0 Tiranën në derbin e kryeqytetit. Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” ishte spektakolare dhe shumë emocionuese. Ishte futbollisti Mba në pjesën e parë dhe Cara në të dytën, që vulosën këtë sukses të “demave të kuq”, që tashmë morën kreun e renditjes së kampionatit, në të njëjtën kuotë pikësh me skuadrën bardheblu të Tiranës. Partizani e dominoi sfidën, teksa protagonistë ishin edhe tifozët e shumtë në shkallët e stadiumit, të cilët bënë që ndeshja të ndërpritej disa herë për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushë. Partizani e nisi mirë takimin teksa ishte Mba që shënoi në minutën e 20-të me kokë, pas një krosimi nga Hadroj në krahun e djathtë. Ky gol i dha entuziazëm dhe ritëm lojës teksa ishte Tirana që fitoi një 11 metërësh në minutën e 40-të, por më pas arbitri Xhaja e anuloi vendimin pasi pa rastin në sistemin VAR. Në pjesën e dytë ishte Hasani që shëoi për bardheblutë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 63-të arbitri Xhaja akordoi një tjetër penallti, këtë radhë për Partizanin. Por goditjen e kapiten Telushit e priti portieri Bakaj. Në minutën e 80-të Partizani dyfishoi rezultatin, teksa ishte Cara që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes bardheblu. Pas këtij derbi, të dyja skuadrat gjenden në krye të tabelës së klasifikimit me nga 40 pikë secila. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments