Saturday, April 12, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Parlamenti Evropian miraton Aktin e Inteligjencës Artificiale

 Parlamenti Evropian miraton Aktin e Inteligjencës Artificiale

Parlamenti Evropian i dha dritën jeshile një rregulloreje të re të inteligjencës artificiale (IA), duke hapur rrugën për miratimin përfundimtar të ligjit nga vendet anëtare të BE-së. Shumica e deputetëve votuan në favor të ligjit sot në Strasburg. “Akti i IA-së përbën rregulloren e parë në botë për një rrugë të qartë drejt një zhvillimi të sigurt dhe njerëzor të IA-së”, tha ligjvënësi i BE-së, Brando Benifei në një konferencë për shtyp përpara votimit. Ligji i ardhshëm vendos një regjim certifikimi për sistemet e IA-së të destinuara për përdorime “me rrezik të lartë” të listuara në legjislacion, të tilla si zbatimi i ligjit, kujdesi shëndetësor ose punësimi dhe shkarkimi. Sistemet e IA-së të destinuara për qëllime të tilla do të duhet të certifikohen në përputhje me legjislacionin përpara se të hidhen në treg. Për shembull, produktet e inteligjencës artificiale me rrezik të lartë duhet të plotësojnë disa standarde të transparencës dhe të kenë sisteme adekuate të menaxhimit të rrezikut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ