Sunday, November 24, 2024
HomeMJEDISParku Kombëtar i Shebenikut

Parku Kombëtar i Shebenikut

Parku Kombëtar i Shebenikut, në bashkinë e Librazhdit, është kthyer tashmë në një nga destinacionet kryesore turistike për vizitorët e natyrës dhe të aventurës. Kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha në një prononcim për mediet u shpreh se, Parku Kombëtar i Shebenikut, po zgjon një interes në rritje të vizitorëve të cilët, po orientohen gjithnjë e më shumë drejt destinacioneve të tjera si monumente të natyrës dhe site të trashëgimisë kulturore.

“Turistët mund të zgjedhin për të vizituar destinacione të tilla si Rruga Egnatia, një nga 12 rrugët më të famshme të kohës antike. Përgjatë luginës së Shkumbinit ku ka gjurmë të freskëta të saj në segmente me gjatësi jo të vogla”, tha ai. Po kështu vijoi Disha, përveç Rrugës Egnatia dhe Parkut Kombëtar të Shebenikut janë destinacione po kaq të famshme edhe Kisha Eremite e Kosharishtit, Shpella e Akullit në Letëm, liqenet akullnajore të Shebenikut, Ura e Kamares në Mirakë, Ura e Gurit në Polis, Shpella e Plakës në Gizavesh, Qyteza, Guri i Bletës e Guri i Sukllit në Xhyrë e plot të tjera monumente kulture, monumente historike e monumente natyre.

Rreth 100 km larg nga Tirana, Parku Kombëtar i Shebenikut në zonën e Librazhdit, po tërheq vëmendjen e turistëve, si një mundësi shumë e mirë për eksploruesit e natyrës dhe sportet ekstreme si rally, alpinizëm e ski. Bashkia e Librazhdit për herë të parë organizoi këto ditë një aktivitet promovues për turizmin malor në këtë zonë. Librazhdi vlerësohet gjithashtu edhe për shumëllojshmërinë e bimësisë, luleve e pyjeve dhe cilësohet nga të huajt si një miniparajsë e gjelbërimit dhe burimeve ujore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments