Parku Kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit. Zemra e Parkut Kombëtar është qyteti Antik i Butrintit, ekzistenca e të cilit vazhdoi pa ndërprerje, që prej periudhës së prehistorisë e deri në mesjetë, duke ofruar kështu një shumëllojshmëri kulturash dhe periudhash historike. Në saj të vlerave të larta historiko-kulturore qyteti antik i Butrintit u përzgjodh fillimisht si Monument Kulture në vitin 1948, në ligjin e monumenteve të Kulturës së Shqipërisë. Ndërsa, në 1981 pylli i Butrintit është përshkruar nga ligjet shqiptare në ruajtje për rëndësinë e mjedisit.

Në vitin 1992 Butrinti u pranua si vendbanimi i parë arkeologjik i Republikës së Shqipërisë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Për shkak të trazirave civile të vitit 1997, Komiteti i Trashëgimisë Botërore në dhjetor të këtij viti përfshiu Butrintin në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. . Në korrik të 1999 Ministria e Kulturës aplikon në UNESCO për zgjerimin e sipërfaqes së sitit, i cili miratohet në fund të vitit nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore ku përfshihet dhe gjiri i Butrintit. Në 2000 Butrinti shpallet Park Kombëtar në mbrojtje të shtetit të zonës arkeologjike të Butrintit dhe UNESCO zyrtarisht zgjeroi sipërfaqen nga 20 ha që kishte qenë më parë në 29 km².

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here