Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës”

0
5

Parku kombëtar “Bredhi i Drenovës” konsiderohet një nga parqet më të bukura natyrore në Shqipëri që vizitohet në të gjitha stinët nga turistë dhe kryesisht të huaj. Parku kombëtar “Bredhi i Drenovës” ndodhet në qarkun e Korçës dhe në rrethin e Korçës. Sipërfaqja aktuale është 1380 ha. Ai merr rëndësi të veçantë në shkëmbimin e elementëve faunistikë dhe floristikë të vendit tonë me ato të Greqisë. Parku është bërthamë dhe biokorridor për rruazorët e mëdhenj, si ariu, ujku, kaprolli, duke fituar kështu vlera dhe rëndësi rajonale ballkanike. Në të gjenden larmi habitatesh: kullota natyrore subalpine dhe alpine, pyje të ahut, pishës, bredhit dhe lajthisë. Takohen mjaft bimë të rralla dhe subendemike. Zonë e peizazheve tërheqëse me potenciale të mëdha për turizëm natyror e kulturor dhe zhvillim të qëndrueshëm.